Kryetari i Lipjanit dënon sulmin ndaj Gjykatës

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka dënuar ashpër sulmin e mbrëmshëm me koktej molotovi mbi degën e Gjykatës Themelore të Prishtinës në Lipjan.

Ahmeti ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se veprimet e tilla duhet të dënohen nga të gjithë.

“Të gjithë bashkë, duhet të provojmë dhe të krijojmë një klimë më tolerante dhe një atmosferë më të mirë të punës dhe angazhimit të të gjithëve. Kujtoj se kjo klima e fundit e ndezjes së automjeteve dhe incidenteve të tilla, nuk është në favor të askujt”, ka deklaruar Ahmeti.

Ai ka thënë se ka vizituar degën e Gjykatës Themelore, dhe ka parë se është dëmtuar një zyre e gjykatës dhe është dëmtuar një veturë zyrtare.

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë, rreth mesnatës, policia ka pranuar një informacion se me koktej molotovi është sulmuar objekti i Gjykatës Themelore të Prishtinës, dega në Lipjan.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Janjevë, dyshohet se hapi profile të rreme në emër të një gruaje

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi në fshatin Janjevë të...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se e dhunoi një vajzë të mitur para dy javësh

Një person është arrestuar dje në Lipjan nën dyshimin se e ka dhunuar një...

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...