Përmbyllet viti 2019, komuna e Lipjanit prezanton të arriturat

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka organizuar sot një ceremoni solemne me rastin e festave të fundëvitit me të gjithë akterët që kanë bashkëpunuar me Komunën e Lipjanit përgjatë vitit 2019.
Në këtë rast Kryetari i Komunës Imri Ahmeti, para të pranishmëve ka falenderuar të gjithë përfaqësuesit e organizatave vendore, ndërkombëtare dhe investitorëve të tjerë të cilët kanë mbështetur Komunën e Lipjanit në realizimin e projekteve gjatë vitit 2019.
Kryetari, Ahmeti vitin që po e lëmë pas e ka quajtur vit të sukseseve për Komunën e Lipjanit, në të cilin është shënuar një progres jashtëzakonisht i mirë duke bërë kështu Lipjanin shembull të një qeverisjeje të mirë në bashkëpunim me qytetarët lipjanas.
Po ashtu i pari i Lipjanit Imri Ahmeti është shprehur i bindur që edhe vitin e ardhshëm dhe në vitet në vazhdim do të angazhohet edhe më tepër që të ketë një progres më të shtuar në realizimin e projekteve të shumta që kanë impakt në jetën e qytetarëve lipjanas.
Në këtë organizim përmes një video të përgatitur nga Zyra për Informim dhe Marëdhënie me Publikun është shfaqur një dokumentar e punëve dhe aktiviteteve të realizuara nga Komuna e Lipjanit gjatë vitit 2019 si dhe u bë shpërndarja e Buletinit vjetor.

 

Image may contain: 10 people, people standing and indoor

Image may contain: 4 people, people smiling, people sitting and indoor

Image may contain: 9 people, people smiling, indoor

Image may contain: 9 people, people smiling

Image may contain: 11 people, people smiling, people standing and suitImage may contain: screen, text that says 'Komuna e Lipjanit vitit 2019'

 

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...