Kryetari i Kamenicës ia jep Policisë makinën e tij zyrtare për shfrytëzim

PUBLIKUAR

Kryetar i komunës së Dardanës (Kamenicës), Qëndron Kastrati, ia ka dhënë makinën e tij zyrtare Policisë së Kosovës për shfrytëzim.

Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku edhe ka përdorur humorin për të thënë se kur ta shohin njerëzit makinën e tij, mos të mendojnë se ka ndërruar profesion.

“Nëse keni parë uniforma të Policisë së Kosovës në makinën e kryetarit të komunës, mos mendoni se kam ndërruar profesion. Është sepse ua kemi dhënë në shfrytëzim në këtë kohë të vështirë në përballje me pandeminë”, thotë ai.

Ai thotë se e ka mbështetur Policinë gjatë gjithë pandemisë dhe do të vazhdojë të bëjë këtë.

“Mbështetjen ndaj policisë e kemi bërë gjatë gjithë pandemisë, dhe tani që do të fillojë fushata zgjedhore unë nuk do ti përdor resurset shtetërore. E di se do ta ruajnë ashtu siç e ruajmë e trajtojmë ne”, përfundoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Tahiri: Brenda dhjetorit pritet të jetë në fuqi ligji i plotë për Specialen

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka bërë të ditur se drafti...

Pritja për 28 Nëntor, Ambasadori Malaj: S’ka vend më kuptimplotë jashtë Shqipërisë sesa Prishtina për ta kremtuar këtë ditë

Ambasada e Shqipërisë ka organizuar pritje solemne me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së...

Ymeri thotë se tregtia e rrymës me entitete serbe s’është ndalë: ARBK’së i ka shkuar vec lista e bizneseve

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për ndalimin e...