Kryetari i FIBA-s interesohet për basketbollin e Kosovës

PUBLIKUAR

auto_fiba1412432622

Kryetari i ri i FIBA-s Horacio Muratore ka premtuar se do të merret shumë më seriozisht me çështjen e basketbollit kosovar dhe ndërkombëtarizimin e tij.

Këtë premtim Muratore e dha në takim me kryetarin e Federatës së Basketbollit të Kosovës Erolld Belegun dhe Sekretarin e Përgjithshëm Leart Hoxhën, në Stamboll, në  margjinat e Kampionatit Botëror për Femra Turqia 2014.

Në atë që u cilësua si takim shumë i këndshëm joformal, kryetari I FBK-së Erolld Belegu, e njoftoi kryetarin e ri të FIBA-s Horacio Muratore për zhvillimet e basketbollit dhe sportit në Kosovë dhe përparimet e fundit që janë bërë në aspektin e ndërkombëtarizimit të sportit, përfshi pranimin e plotë të Fedeartës së Hendbollit të Kosovës në federatën evropiane.

Kryetari I FIBA-s nga ana e tij u shpreh i kënaqur me faktin që takohet me drejtuesit e FBK-së dhe është në gjendje të marrë informata nga dora e parë për basketbollin e Kosovës.

“ Ka qenë një takim shumë konstruktiv edhe pse jo formal , meqë z.Muratore në mënyrë zyrtare do të na prêt në fillim të vitit të ardhshëm. Sidoqoftë, premtimi i tij se personalisht do të angazhohet për të shikuar se çka mund të bëhet më shumë në rastin e Kosovës, është shumë domethënës dhe I mirëseardhur” ka deklaruar kryetari I FBK-së Erolld Belegu pas këtij takimi.

Belegu sot gjatë ditës ka pasur edhe një takim me drejtorin sportive të FIBA-s Lubomir Kotleba, i cili njëherësh edhe njeriu përgjegjës për FBK-në në FIBA.

Belegu e ka informuar edhe drejtorin Kotleba për zhvillime te fundit në Kosovë dhe ka është njoftuar nga Kotleba për zhvillimet e fundit pas kongresit të FIBA-s të mbajtur në Spanjë.

Delegacioni i FBK-së që po qëndron në Stamboll në Kampioantin Botëror për Femra në agjendë ka edhe takime me drejtues të tjerë të lartë të FIBA-s gjatë dy ditëve të ardhshme, kur në program janë ndeshjet gjysmëfinale dhe finalja që zhvillohet të dielën.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...