Kryetari i Bujanocit flet për masat e reja: Studentët e Luginës së Preshevës u kthyen në kufi

PUBLIKUAR

Kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi, të hënën ka folur rreth masave të reja që ka ndërmarrë Kosova për hyrje-daljet, duke thënë se gjatë ditës së djeshme studentët e Luginës që studiojnë në Universitetin e Prishtinës, janë detyruar të rikthehen, pasi nuk i kanë pasur tri dozat e vaksinës

“Nuk kam marrë përgjigje nga kryeministri Kurti. Dje disa studentë, të cilët studiojnë në Universitetin e Prishtinës, kanë tentuar që të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, por janë kthyer në pikën kufitare ‘Dheu i Bardhë’”, ka thënë Arifi.

“Shpresoj që në ditët në vijim Qeveria Kurti do ta shqyrtojë kërkesën tonë dhe do të reflektojë në aspektin pozitiv që t’u lejohet shqiptarëve të Luginës së Preshevës të udhëtojnë në drejtim të Kosovës”.

Tutje, Arifi shtoi se përveç studentëve, ka edhe qytetarë që kanë familjarët dhe bizneset në Kosovë.

“Përveç studentëve, kemi edhe raste të tjera. Ju e dini që në Luginë të Preshevës nuk ka spital rajonal, kështu që nganjëherë qytetarët janë të detyruar që të kërkojnë ndihmë mjekësore në spitalin e Gjilanit, kështu që ka njerëz që i lidh edhe çështja familjare dhe ka prej tyre që kanë bizneset e tyre”, tha Arifi në Klan Kosova.

SHIKO MË SHUMË

Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, por e ka shlyer me paraburgim

Fadil Fazliu është dënuar me 12 muaj burgim në rastin kundër administrimit të drejtësisë. Meqenëse...

Hashim Thaçi dënohet me 17 muaj për pengim të drejtësisë

Ish-presidenti Hashim Thaçi është dënuar me 17 muaj burgim  për vepra që lidhen me...

Gjyqtari: Nuk u provua tentativa e Thaçit dhe Kilajt për pengim të drejtësisë

Gjyqtari Christopher Gosnell tha se gjatë vizitës së Isni Kilajt në Qendrën e Paraburgimit...