Kryetari Ahmeti viziton Kraishtën, Ribarin e Madh, Shalë dhe Baicë

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka përcjellur disa nga punimet të cilat po zhvillohen në teren, ai nga afër ka parë implementimin e projektit në rregullimin e varrezave të martirëve në fshatin Ribar i Madh dhe Kraishtë, njofton zyra për informim Komunen e Lipjanit.
Në vazhdimësinë e këtyre vizitave Kryetari Ahmeti ka vizituar edhe punimet në ndërtimin e rrugës Shalë – Baicë e cila rrugë pas asfaltimit do të lidhë këto dy vendbanime. Me këtë rast, Kryetari Ahmeti, ka thënë se për banorët shalian dhe banorët e fshatit Baicë po krijohet një lidhje e re infrastrukturore, duke e bërë të ditur se për këto vendbanimeve do të ketë edhe projekte të tjera në vazhdim me të cilat do tu krijohen lehtësira për një jetë edhe më të mirë.
Ndërsa, për banorët e këtyre dy lokaliteteve ky projekt është jetik, andaj falenderojnë Kryetarin Ahmeti, për angazhimin në investimet që po bëhen në të mirë tyre./LipjaniNews.com/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari (m/k), pasi që në vazhdimësi...

Dyshohet se u vodhën para nga arka e bamirësisë në një xhami në Lipjan

VJEDHJE E RËNDË Policia Kosovës ka njoftuar se dyshohet se dy persona  meshkuj shqiptar shtetas...

Nis viti i ri shkollor në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan

Në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan ka nisur viti i ri shkollor për të...