Kryetari Ahmeti vizitoi plantacionet e pemishteve në Akllap dhe Llugaxhi

PUBLIKUAR

Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, i shoqëruar me drejtorin e DBPZHR-së, Feti Krasniqi dhe drejtorin për Ekonomi dhe Zhvillim, Latif Ramadani, të martën pasdite, kanë vizituar plantacionet e pemishteve në Akllap dhe Llugaxhi.

Në këtë rast, kryetari Ahmeti, tha se qëllimi i vizitës ishte njohja për së afërmi me gjendjen në terren, aktivitetet sfidat dhe planet operative bujqësore në këtë zonë.

Po ashtu ai tha se gjatë vizitës konstatuam investimet vetanake të pronarëve të organizatës “ Fresh fruit- prfresh”, si në infrastrukturën fizike ashtu edhe në materialin prodhues të plantacionit.

Ahmeti, përgjatë kësaj vizite, duke premtuar bashkëpunim, u zotua se do t’i mbështesë prodhimet bujqësore në secilin fazë të punëve si ato administrative ashtu edhe lehtësimin e procedurave.

SHIKO MË SHUMË

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...