Kryetari Ahmeti uron vitin e ri shkollor, “Kemi investuar me përkushtim të madh në përmirësimin e infrastrukturës shkollore”

PUBLIKUAR

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka uruar nxënsit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.

Ahmeti ka thënë se kanë investuar me përkushtim të madh në përmirësimin e infrastrukturës shkollore

Postimi plotë nga Kryetari Ahmeti:

Të dashur nxënës dhe mësimdhënës,

Urime fillimin e vitit të ri shkollor, për disa prej jush, ky është një moment i veçantë, fillimi i një rrugëtimi të ri drejt dijes, rrugëtim që do të ndriçohet nga përkushtimi i mësuesve dhe prindërve tuaj, të cilët pa u lodhur japin gjithçka nga vetja për të parë sukseset tuaja të pafundme. 🎒📚

Andaj, këtë vit kemi investuar me përkushtim të madh në përmirësimin e infrastrukturës shkollore 🏫, duke krijuar ambiente të reja dhe moderne që do t’ju mbështesin në rrugën tuaj drejt arsimimit cilësor. Renovimet e plota në disa prej shkollave tona janë dëshmi e angazhimit tonë për të ofruar kushtet më të mira për zhvillimin tuaj drejt dijes.

Ju urojmë një vit të mbushur me suksese dhe arritje që do të na bëjnë krenarë të gjithëve!

 

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...

I gjendet një armë zjarri në veturë, arrestohet lipjanasi

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Lipjan, pasi të njejtit...

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...