Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, me rastin e ndërrimit të viteve ka uruar të gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit, duke ju dëshiruar të gjitha të mirat- shëndet të plotë e gëzime për vitin 2017.
“Qytetarë të dashur të Lipjanit edhe pak orë na ndajnë nga ndërrimi i viteve, ne së bashku sot po përmbyllim një vit mjaft progresiv për komunën tonë dhe po hyjmë në Vitin e Ri, me objektiva të reja në zhvillimin e mëtutjeshëm të Komunës . Andaj, ta kalojmë ndërrimin e motëve në familjet tona së bashku me të afërmit dhe miqtë, në solidaritet, në ndihmë dhe përkujdesje ndaj njëri-tjetrit”.
Urime Viti i Ri 2017, të festojmë me kujdes, të festojmë të gjithë së bashku!”, thuhet në urimin e Kryetarit Ahmeti, me rastin e festës së Vitit të Ri 2017