Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, ka marrë pjesë në evenimentin e organizuar me rastin e shkuarjes në Haxh të 40-të haxhinjëve të Komunës së Lipjanit.
Kryetari Ahmeti ka uruar të gjithë haxhinjët e Komunës së Lipjanit rrugë të mbarë për në vendet e shenjta, shkuan Komuna.
“Uroj rrugë të mbarë të gjithë atyre që kanë marrë rrugën drejt vendeve të shenjta, ndërsa haxhinjëve u uroj pranimin e Haxhit nga i madhi Zot”, ka thënë Ahmeti, duke kërkuar që të luten për veten e tyre, familjen dhe popullin shqipëtarë.
Ndërsa, Kryetari i Këshillit të Bashkesisë Islame në Lipjan, Xhevdet Bytyqi ka përshendetur të pranishmit dhe ka uruar haxhinjtë duke i porositur ata të jenë të kujdesshëm të tregojnë durim dhe përkushtim gjatë kryerjes së obligimeve të Haxhit, në të njejtën kohë ai ka falenderuar edhe Kryetarin Imri Ahmeti, për mbështetjen e vazhdueshme në aktivitetet që zhvillon KBI, njofton Komuna Lipjanit.






