Kryetari Ahmeti takohet me nënkolonelin e KFOR-it Firlandez Jukka Pekka Ranta

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, të premten në zyrën e tij ka pritur, nënkolonelin e KFOR-it Firlandez Jukka Pekka Ranta i shoqëruar nga përfaqësuesit e KFOR-it Italian dhe përfaqësuesit e KFOR-it Turk të cilët janë të vendosur në Lipjan.
Në këtë rast, kryetari Imri Ahmeti, e ka njoftuar nënkolonelin Jukka Pekka Ranta për punët dhe zhvillimet aktuale në Komunën e Lipjanit.

Kryetari Ahmeti, po ashtu gjatë takimit ka folur edhe për Komunitetet jo shumicë që jetojnë në Komunën e Lipjanit, dhe rëndësinë e KFOR-it në përgjithsi që ofrojnë stabilitet për qytetarët e Komunës së Lipjanit, njofoti Komuna.
Ndërsa nënkolonelin e KFOR-it Firlandez Jukka Pekka Ranta, është shprehur tejet i kënaqur me mirëpritjen nga ana e kryetarit Imri Ahmeti, si dhe me të arriturat e komunës së Lipjanit sidomos në fushën e sigurisë.

SHIKO MË SHUMË

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli dhe e grabitën nën kërcënimin e thikës, arrestohen dy persona në Lipjan

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se janë përfshirë në...