Kryetari Ahmeti priti në takim Ministrin Elbert Krasniqi

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti i shoqëruar me bashkëpunëtorët e tijë, sot gjatë ditës kanë pritur në takim Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi me të cilin kanë diskutuar për bashkëpunimin dhe koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta.
Gjatë takimit është diskutuar lidhur me harmonizimin ndërmjet dy institucioneve në realizimin e projekteve ekzistuese të cilat po implementohen në teren dhe mundësitë për projekte të reja infrastrukturore, njofton Komuna.
Kryetari Imri Ahmeti, ka theksuar nevojen e mbeshtjes nga ana e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal në ligjin e pagave të shërbyesve publik në mënyrë që ata të kenë pagën e merituar karahas punës që bëjnë.
Kryetari Imri Ahmeti së bashku me Ministrin Krasniqi ka vizituar administraten komunale dhe së bashku kanë vazhduar të viziten e projekteve të cilat po implementohen në teren e sidomos ato projekte që janë fituar me Grantin e Përfomancës nga Komuna e Lipjanit e cila është renditur si e dyta në nivel vendi.

SHIKO MË SHUMË

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli dhe e grabitën nën kërcënimin e thikës, arrestohen dy persona në Lipjan

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se janë përfshirë në...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...