Kryetari Ahmeti, priti delegacionin nga Shteti i Zvicrrës

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, të mërkurën, në zyrën e tij ka pritur një delegacion nga Shteti i Zvicrrës të udhëhequr nga Raphy Darbellay – Directeur des ecoles communales de Matigny, së bashku me bashkatdhetarin nga Sllovija, Feti Gërbeshin njëherit koordinator i shkollave të qytetit të Martingy ( Martini), në Shtetin e Zvicrrës, njëkohësisht iniciator i disa donacioneve që janë bërë here pas hereshkollave të Komunës së Lipjanit.

Kryetari, Imri Ahmeti, falënderoj, Raphy Darbellay, për kontributin e dhënë në Komunën e Lipjanit. Ai ka thënë se donacionet që vijnë nga Shteti i Zvicrrës konkretisht nga qyteti i Martigny, janë të mirëseardhura për nxënësit lipjanas.
Në të njejtën kohë Kryetari Ahmeti ka falendruar delgacionin edhe për donacionin e fundit, që ka të bëj me invenar shkollor dhe paisje të ndryshme shkollore e që vlera e tyre kap shumë 60 mijë euro, duke shpresuar edhe në bashkëpunime të tjera.
Ndërsa në shenjë falënderimi, kryetari Ahmeti, ndau edhe mirënjohje për mysafirët.

SHIKO MË SHUMË

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...