Kryetari Ahmeti prezanton raportin gjashtëmujor të punës

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti në mbledhjen e 20-të me radhë të Kuvendit të Komunës së Lipjanit të enjten, ka prezantuar raportin e punës për periudhën gjashtëmujore të vitit 2015.
Kryetari Ahmeti me këtë rast para këshilltarëve komunal ka elaboruar në pika të shkurtëra rezultatet e arritura gjatë kësaj periudhe raportuese si dhe vështirësitë me të cilat është ballafaquar ekzekutivi i komunës.
Kreu i Komunës me theks të veçantë ka folur për trendin pozitiv të rritjes së arkëtimit të të hyrave vetanake. Po ashtu ai ka thënë se nëse vazhdohet me këtë trend falë menaxhimit të mire, do tejkalohet edhe planifikimi i realizimit të të hyrave vetanake.
Kryetari Ahmeti, para këshilltarëve ndër të tjera ka përmendur faktin që deri më tani në qeverisjen e tij nuk është lidhur asnjë kontratë e cila ka tejkaluar zotimin e mjeteve dhe në të gjitha kontratat e lidhura deri më tani ka pasur mbetje të mjeteve. Sipas kryetarit Ahmeti mjetet të cilat kanë mbetur nga projektet e realizuara do të sjellet propozimi në kuvend për ti redistinuar në projekte të reja.
Përveq raportit të punës së Kryetarit i cili u vlerësua nga ana e këshilltarëve si një raport i specifikuar mire, po ashtu u prezantua edhe raporti i buxhetit të alokuar dhe shpenzimi në bazë të burimit të mjeteve dhe kategorive ekonomike dhe programeve për 6 mujorin e vitit 2015 të Komunës së Lipjanit.
Drejtori I Buxhetit dhe Financave, Shkelzen Hajdini në këtë mbledhje ka theksuar se buxheti për të gjitha programet dhe kategoritë buxhetore deri në fund të muajit qershor ishte ekzekutuar në 69.77%.
Gjithashtu drejtori Hajdini gjatë kësaj seance ka prezantuar edhe raportin e Auditorit të Jashtëm për pasqyrat vjetore financiare për vitin 2014. Fillimisht ai ka theksuar se ky raport paraqet një opinion shumë pozitiv për komunën, pasi që kemi të bejmë me opinionin e pamodikifuar, ishte me theksim të një çështje për pasqyrat vjetore financiare, për të cilën çështje komuna nuk kishte pasur mundësi që të bënte korrigjimin e PVF pasi që fjala ishte për mbulimin e pagave për shkak të ngritjes prej 25%.
Ndryshe ky raport Auditorit të Jashtëm nga ana e të gjithë këshilltarëve u vlerësua si një përmirësim i përformancës së menaxhimit financiar gjatë vitit 2014.
Në mbledhjen e somte të Kuvendit të Komunës së Lipjanit, nën kryesimin e Vlora Limani – Hajnuni, këshilltarët komunal kanë aprovuar edhe këto pika të rendit të ditës të propozuara për këtë seancë si: Propozim Rregulloren për shfuqizimin e Rrwgullores 15.Nr.646-4251 për përcaktimin e qirasë për dhënien në shfyrtëzim të tokës bujqësore, banesave dhe lokaleve afariste në pronësi të Komunës së Lipjanit të datës 12.03.2013, Propozim Vendimin për fillimin e iniciativës dhe veprimeve përgaditore për aplikim në MTI për marrjen e pëlqimit për themelimin e Zonës Ekonomike në Zonën Kadastrale në Qylagë, Propozimin e Vendimit për caktimin e lokacionit për shkollën e mesme Gjimnazi “ Ulpiana” në Lipjan, Propozim Vendim për caktimin e lokacionit për shkollën fillore e mesme e ulët “ Emin Duraku” Banullë – Gllogovc dhe Propozim Vendimin për dhënien në shfrytëzim të tokës pasuri – shoqërore e KK-së Lipjan, KB ( Këshilli i Bashkësisë Islame) për ndërtimin e objektit për të pame në fshatin Kraishtë.

SHIKO MË SHUMË

Vdes një grua në Lipjan, trupi dërgohet në IML për obduksion

Një vdekje e dyshimtë është raportuar paraditën e së enjtës në Lipjan. Sipas raportit 24...

Rrahje masive për një pronë, arrestohen 15 persona në Lipjan – 11 përfundojnë me lëndime

Një rrahje masive ka ndodhur dje në Lipjan, pas një mosmarrëveshje rreth një prone Në...

Abdixhiku, Muhaxherit dhe Ahmetit: Pres dorëheqjet tuaja, i pranoj menjëherë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj kërkesave...