Kryetari Ahmeti pret në takim Kreministrin në detyrë Albin Kurti

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, sot ka pritur në takim Kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministren në detyrë të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilja Redzepi, dhe ministrin në detyrë të Infrastrukturës dhe Transportit të cilët vizituan komunën e Lipjanit për të diskutuar lidhur me situatën aktuale të krijuar nga pandemia COVID-19.
Kryetari Ahmeti së bashku me bashkëpuntor dhe anëtarët e Shtabit Emergjent Lokal, e njoftuan kryeministrin dhe ministrat për gjendjen rreth Covid-19 në komunën e Lipjanit, respektimin e masave të caktuara nga qeveria, ministritë dhe IKShP-ja, si dhe angazhimet e Komunës për menaxhim të kësaj situate, njofton Komuna.

Pas takimit kryetari Imri Ahmeti duke falënderuar kryeministrin dhe ministrat për vizitën dhe bashkëpunim me Komunën, shprehu rëndësinë e këtij takimi në aspekt të koordinimit me nivelin qendror dhe kërkoi edhe njëherë nga qytetarët për të vazhduar me respektim të masave që i shërbejnë parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19, thuhet tutje.

Ndërkaq kryeministri Kurti bëri të ditur se në vazhdën e takimeve me kryetarët e komunave të Kosovës, sot vizitoji Komunën e Lipjanit, për të parë nga afër situatën në këtë komunën.

Kryeministri Kurti gjithashtu e përgëzoi kryetarin Imri Ahmeti për punën e bërë dhe bëri apel tek të gjithë për të shtuar disiplinën në ditët dhe javët në vijim të këtij muaji vendimtar, për ta tejkaluar këtë krizë shëndetësore me sa më pak pasoja dhe sa më shpejt.

Image may contain: 1 person, sitting, text that says 'KOMUNA E LIPJANIT'
Image may contain: 2 people, people sitting, table and indoor
Image may contain: one or more people, people standing, tree, suit, shoes, wedding, child and outdoor
Image may contain: 2 people, people standing and suit

SHIKO MË SHUMË

Të shtëna me armë në Lipjan, përfundon në pranga i dyshuari për tentim-vrasje

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë vrasje...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...