Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka pritur në takim Komandantin e Stacionit të Policisë në Lipjan, Bashkim Bytyqin me bashkëpunëtorë.
Gjatë këtij takimi u bisedua për gjendjen e sigurisë në Komunën e Lipjanit si dhe bashkëpunimin në mes të dy institucioneve gjatë kohës së ballafaqimit me pandeminë Covid-19, njofton Komuna.
Kryetari Ahmeti dhe Komandanti Bytyqi, u dakorduan qe ky bashkëpunim në mes dy institucioneve te vazhdoj edhe në të ardhmen në mënyrë gjendja e sigurisë në Komunën e Lipjanit të vazhdoj të jetë e qetë dhe stabile.


