Kryetari Ahmeti po qëndron në vizitë zyrtare në Lubjanë të Sllovenisë

PUBLIKUAR

6 shkurt 2015- Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në kryeqytetin e Sllovenisë, Lubjanë.

Kryetari Ahmeti, i shoqëruar me kryetarë të komunave, zyrtarë të agjencioneve regjionale në Kosovë dhe shefin e Komisionit Evropian në Kosovë – Cristoph Stock, kanë vizituar disa projekte- donacione te BE-së, të përfituara nga komunat Sllovene.

“ Kemi vizituar Agjencionin për Zhvillim Rajonal, dhe jemi njoftuar për mënyrën e organizmit dhe funksionimit të këtij agjencioni si dhe për mënyrën e fitimit të fondeve nga Bashkimi Evropian (BE) për zhvillimin rajonal”, ka theksuar kryetari Ahmeti

Ahmeti po ashtu tha se së bashku me delegacionin e ARDA gjatë vizitës është pritur nga kryetar të komunave të Hrastnik, Podcetrtek si dhe janë vizituar disa biznese përfituese nga donacionet e BE

SHIKO MË SHUMË

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...

Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur, tre të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si...