Kryetari Ahmeti organizoi ceremoninë solemne tradicionale me rastin e festave të fundvitit

PUBLIKUAR

Kryetari Ahmeti organizoi ceremoninë solemne tradicionale me rastin e festave të fundvitit, kështu është njoftuar në faqën zyrtare të Komunës. 

 

Kryetari Ahmeti organizoi ceremoninë solemne tradicionale me rastin e festave të fundvitit
Në përmbyllje të vitit 2021, sot kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka organizuar ceremoninë solemne e cila tashmë është tradicionale, me rastin e festave të fundëvitit me të gjithë akterët që kanë bashkëpunuar me Komunën e Lipjanit.
Kreu lipjanas para të pranishmëve ka falenderuar të gjithë përfaqësuesit e organizatave vendore dhe ndërkombëtare si dhe investitorët e tjerë të cilët kanë mbështetur Komunën e Lipjanit në realizimin e projekteve të ndryshme gjatë këtij viti.
Kryetari Ahmeti vitin që po e lëmë pas e ka quajtur vit të sukseseve për Komunën e Lipjanit, ku është shënuar një progres jashtëzakonisht i mirë duke bërë kështu Lipjanin shembull të një qeverisje të mirë në bashkëpunim me qytetarët lipjanas.
Në këtë organizim përmes një video të përgatitur nga Sektori për Marëdhënie me Publikun është shfaqur një përmbledhje e shkurtër e punëve dhe aktiviteteve të realizuara nga Komuna e Lipjanit gjatë vitit 2021.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...