Kryetari Ahmeti nënshkruan memorandum mirëkuptimi me UNICF-in

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka nënshkruar sot marrëveshje mirëkuptimi me drejtorin e UNICEF për Kosovë, Murat Sahin, për realizimin e të drejtave të fëmijëve, njofton Komuna e Lipjanit.

Përmes këtij memorandum të mirëkuptimit mes Komunës së Lipjanit dhe UNICEF synohet zbatimi i “Nismës e Komunës mikre ndaj famijëve”.

I pari i Lipjanit, Imri Ahmeti tha se përmes këtij memorandumi Komuna e Lipjanit tregon se është e përkushtuar për ti përmbushur të drejtat e fëmijëve, thuhet ndryshe në njoftim.

Drejtori i UNICEF për Kosovë, Murat Sahin, theksoi se ky bashkëpunim me Komunën e Lipjanit pritet që do të zgjasë për pesë vitet e ardhshme, për të shtyrë përpara agjendën e të drejtave të fëmijëve.

Image may contain: 2 people, people standing, suit and indoor
Image may contain: 2 people, people sitting
Image may contain: 4 people, people sitting

SHIKO MË SHUMË

Të shtëna me armë në Lipjan, përfundon në pranga i dyshuari për tentim-vrasje

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë vrasje...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...