Kryetari Ahmeti, nënshkruan kontratë bashkëpunimi me Organizatën Zvicrrane DEMOS

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka nënshkruar kontratë bashkëpunimi me Organizatën Zvicrrane DEMOS për shfrytëzimin e fondit të fituar nga skema e granteve për vitin 2016, për projektin Përmirësimi i hapësirave publike në qytetin e Lipjanit faza e dytë në shumë prej 137, 235.10 euro, thuhet në njoftim.
Drejtori i DEMOS Norbert Pijls, ka felnderuar kryetarin Ahmeti për punën e shkelqyer të komunës së Lipjanit në menaxhimin e hapësirave publike si dhe ka njoftuar atë se DEMOS ka përzgjedhur Komunën e Lipjanit si Komuna me përformancën më të mirë në Kosovë.
Kryetari Ahmeti, ka falenderuar DEMOS-in, për mbështjen e vazhdueshme që po i ofrojnë Komunës së Lipjanit dhe në të njejtën kohë ai ka shprehur gadishmërinë institucionale për të investuar edhe në të ardhmen për rregullimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike në Komunën e Lipjanit./LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Dy raste me fruth në Lipjan

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës 16 prill...

Daut Haradinaj viziton Bekim Metaj, vlerëson guximin e ish-ushtarit të UÇK-së

Në Magure të Lipjanit, Daut Haradinaj ka zhvilluar sot një vizitë te ish-ushtari i...

Lipjan: Rrahje pas debatit në trafik, policia u gjen armë e bisht sëpate të dyshuarve

Dy persona në Lipjan, kanë përfunduar në ndalim policor, pasi të njëjtit pas një...