Kryetari Ahmeti në teren përcjellë nga afër gjendjen e krijuar pas vërshimeve (FOTO)

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, në orët e pasditës së djeshme deri në orët e vona, ka përcjellur nga afër zonat më të rrezikuara nga vërshimet si pasojë e reshjeve të shiut, si dhe ka përcjellur punën e ekipeve mobilizuese që ishin në teren për të ju dalur në ndihmë qytetarëve të rrezikuar nga vërshimet.
Po ashtu kryetari Ahmeti ka formuar edhe Grupin Komunal për Mobilizim për parandalimin dhe largimin e ujit në zonat më të rrezikuara, në të cilin grup janë angazhuar kompetentet nga te gjitha Drejtoratet dhe subjektet tjera përgjegjese, për aspektet e veçanta të perkujdesjes, përfshire edhe perfaqesuesit e Policisë së Kosovës Stacioni në Lipjan.
Gjatë gjithë kohës së gjendjes emërgjente është bërë përcjellja dhe identifikimi i zonave më të vërshuara në të cilat është intervenua në Konjuh, Akllap, Rubovc, Kojsë, Banullë, Gadime si dhe në disa lokalitete të tjera e që janë afër Lumit Sitnica, njofton Komuna.
Në përputhje me gjendjen në terren, me rekoamndim të Drejtoratit të Shendetësisë, apelohet te të gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit që të kenë kujdes gjatë konsumimit te ujit te pijshëm, për shkak se vershimet kanë shkaktuar një shkallë të ndotjes së ujrave, që do të mund të cenonte shendetin e qytetarëve, prandaj rekomandohet që të vlohet uji para konsumimit.
Grupin Komunal për Mobilizim është në veprim të vazhdueshëm, në ato zona që kanë nevojë emergjente në të cilat është intervenuar edhe me bagera, dhe në të njejtën kohë janë hapur edhe kanale për dëpërtim të ujit./LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Janjevë, dyshohet se hapi profile të rreme në emër të një gruaje

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi në fshatin Janjevë të...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se e dhunoi një vajzë të mitur para dy javësh

Një person është arrestuar dje në Lipjan nën dyshimin se e ka dhunuar një...

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...