Kryetari Ahmeti ndau mirënjohje Forcës së Sigurisë së Kosovës

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, sot në zyrën e tij, ka ndarë mirënjohje Forcës së Sigurisë së Kosovës, njësitit të task-forcës, për kontributin e dhënë në koordinim dhe kërkim-shpëtim dyjavor në lumin “ Sitnica” për gjetjen e trupit të pajetë , Arlind Gashi nga fshati Ruvc i Vjetër.

Kryetari Ahmeti, ka falënderuar ekipet e FSK-së, dhe ka ndarë mirënjohje për angazhimin dhe përkushtimin e treguar.
“ Kujtoj se ekipa e FSK-së, me angazhimin dhe përkushtimin në ato ditë të ftohta, në ato ditë të rënda për familjen Gashi, kanë dhënë maksimumin për të menaxhuar dhembjen që normalisht e kemi ndjerë të përbashkët” , tha kryetari Ahmeti.

Ndërsa, në emër të FSK-së, njësitit të task-forcës ka folur kolonel Muharrem Rrahmani, ai tha se operacioni i kërkimit ka përfunduar me gjetjen e trupit të pajetë, dhe se gjitha përpjekjet janë bërë për të mbështetur Komunën e Lipjanit dhe familjarët e djaloshit të zhdukur.

Mirënjohje po ashtu ka ndarë edhe prindi i Arlindit, Agim Gashi, ai ka falënderuar kryetarin Ahmeti dhe pjesëtarët e FSK-së, që kanë bërë gjithçka që është e mundur për gjetjen e trupit e pajetë të birit të tij.

SHIKO MË SHUMË

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...

Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur, tre të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si...