Kryetari Ahmeti mbajti takimin publik me qytetarët e Komunës së Lipjanit

PUBLIKUAR

Në përmbyllje të vitit 2017, kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, sot në sallën e Kuvendit Komunal ka mbajtur takim publik me qytetarë lipjanas, ku i ka njoftuar ata për punën njëvjeçare të qeverisjes lokale dhe ka diskutuar për të gjitha projektet, të arriturat dhe sfidat të cilat e kanë përcjellur komunën e Lipjanit përgjat këtij viti.
Me këtë rast kryetari Ahmeti është shprehur i kënaqur me investimet që janë bërë përgjat këtij viti, investime këto të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Komunës së Lipjanit.


Kryetari Ahmeti është shprehur i bindur që në vitin e ardhshëm do të kemi më shumë projekte të realizuar për fakti se kemi rritje të buxhetit për investime kapitale, dhe këtë ai e ka vlerësuar si një progras mjaft pozitiv që duhet të vazhdoj edhe në të ardhmen.
Kreu i Lipjanit tha se deri më tani nuk është përjashtuar ndonjë fshat, është investuar në shumicën e fshatrave dhe gradualisht do të investohet në të gjitha fshatrat, varësisht nga prioritetet dhe mundësitë buxhetore.
”Jemi të njohur me problemet të cilat ballafaqohen lokalitetet e komunës sonë, prandaj do të bëjmë përpjekje që ato nevoja të lokaliteteve t’i përfshimë në listën e investimeve kapitale në vitin 2018 dhe në vitet në vijim” është shprehur kryetari Ahmeti.
Ai po ashtu ka njoftuar të pranishmit që për herë të parë nga viti i ardhshëm do të filloj të investohet edhe në kabinetet për shkolla dhe në blerjen e librave për biblioteka.


Ndërkaq, qytetarët e kanë shprehur falënderime për kryetarin Ahmeti, për punët e kryera dhe në të njejtën kohë ata kanë paraqitur kërkesat për investime në të ardhmen krahas lokaliteteve të tyre e të cilat janë më me prioritet për ta.
Në fund, kryetari i komunës, Imri Ahmeti, ka falënderuar qytetarët e pranishm në këtë takim publik të organizuar për këtë fundvit , dhe njëkohësisht ka kërkuar nga ata që të jenë aktiv dhe nëpërmjet sugjerimeve, vërejtjeve dhe kërkesave të bëhen pjesë e pandashme e ndikimit në përmirësimin e jetës së gjithë qytetarëve të komunës së Lipjanit.

SHIKO MË SHUMË

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...