Kryetari Ahmeti mbajti mbledhjen publike me qytetarë

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot në sallën e Kuvendit Komunal ka mbajtur mbledhjen publik me qytetarë, mbledhje kjo me karakter informues dhe bashkëbisedues me qytetarët lipjanas.
I pari i Lipjanit para qytetarëve ka prezantuar punët të cila po bëhen në teren, në të njëjtën kohë ka ftuar qytetarët që të jenë sa më bashkëpunues me autoritetet e komunës për një punë më të mirë dhe efikase, njofton Komuna.
Po ashtu, kryetari Ahmeti ka njoftuar të pranishmit edhe për masat që ka ndërrmarrë Komuna e Lipjanit për menagjimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.
Ndërkaq, qytetarët prezent në këtë takim kanë shprehur falënderime për kryetarin Ahmeti, për punët e kryera si dhe për ndihmën e mbështetjen në forma të ndryshme që u ka ofruar komuna qytetarëve në tejkalimin e situates së krijuar nga virusi COVID – 19.
Në të njëjtën kohë ata kanë paraqitur kërkesat për investime në të ardhmen krahas lokaliteteve të tyre e të cilat janë më me prioritet për ta.

Image may contain: 1 person
Image may contain: 2 people
Image may contain: 1 person

SHIKO MË SHUMË

Të shtëna me armë në Lipjan, përfundon në pranga i dyshuari për tentim-vrasje

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë vrasje...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...