Kryetari Ahmeti: Komuna e Lipjanit do t’i respketoj të gjitha vendimet e dalura nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e Covid -19

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, sot ka takuar shtabin emergjent ku është biseduar për gjendjen aktuale të krijuar nga pandemia Covid-19 në Komunën e Lipjanit dhe për vendimin nga Qeveria e Kosovës me masat e veçanta për parandalimin e kësaj pandemie.
Gjatë këtij takimi u adresuan edhe shumë çështje të tjera me rëndësi. Po ashtu u tha se Komuna e Lipjanit do të merr veprime konkrete për situatën që ndodhemi dhe do të pergatit një plan të veprimit, në mëyrë që të menagjojmë sa më mirë këtë situate, njofton Komuna.
Kryetari Ahmeti ka kërkuar nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Lipjan që ti bëjë të gjitha përgaditjet e nevojshme dhe të jetë e gatshme në rast të përkeqësimit të situates me Covid 19 në Komunën e Lipjanit. Ai po ashtu u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë me respektimin e masave si dhe rekomandimeve nga Instituti i Shëndetësisë Publike.
Gjatë takimit me shtabin emergjent është bë e ditur se nga sot procesi mësimor në shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Dy Dëshmorët” në fshatin Dobrajë e Madhe kaloi në skenarin “C” (mësim online) për shkak se katër mësimdhënës në këtë shkollë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.
Shkolla “Dy Dëshmorët” në fshatin Dobrajë e Madhe është shkolla e parë në Komunën e Lipjanit që kaloi në skenarin C.
Në Komunën e Lipjanit ishin 54 raste të infektuarve me virus Covid-19 gjatë javës dhe 36 raste vetëm gjatë fund javës.

Image may contain: one or more people, people sitting and indoor
Image may contain: 1 person, sitting, table, office and indoor, text that says 'NES SE LIPIAN'
Image may contain: one or more people, people sitting and indoor
Image may contain: one or more people, people sitting, table, living room and indoor

SHIKO MË SHUMË

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Rrahje në Qendrën e Azilit në Magure, arrrestohet shtetasi algjerian

Një shtetas algjerian është arrestuar në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit, nën...

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...