Kryetari Ahmeti kërkon punë dhe angazhim maksimal nga shefat e sektorëve Komunë

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti ka zhvilluar sot një takim me shefat e sektorëve të Komunës me qëllim të një kordinimi sa më të mirë në realizimin e detyrave të punës me të cilën ata janë të ngarkuar.
Kryetari Ahmeti gjatë këtij takimi ka kërkuar nga shefat e sektorëve të kenë rolin që ju takojnë në mënyrë që përgjegjësitë e tyre mos t’i bartin tek drejtori i Drejtoratit apo edhe të Kryetari i Komunës.

Kryetari Ahmeti po ashtu ka kërkuar që të punohet konformë rregullativës ligjore dhe kërkesat e qytetarëve drejtuar Komunës të trajtohen drejtë dhe pa bërë dallime, shkruan Komuna e Lipjanit- Faqja Zyrtare

Në këtë rast shefat e sektorëve gjatë këtij takimi kordinues kanë paraqitur disa kërkesa lidhur me nevojat në sektorët e tyre përkatës.

SHIKO MË SHUMË

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...