Kryetari Ahmeti, kërkon nga KUR “ Prishtina”, shërbime me efikase për qytetarët lipjanas

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti me bashkëpunëtorë gjatë ditës së sotme kanë qendruar në Kompaninë e Ujësjellsit Rajonal KUR “Prishtina”, ata janë pritur nga , kryeshefi ekzekutiv, Ilir Avdullahu.
Gjatë këtij takimi janë diskutuar çështjet që kanë të bëjnë me infrastrukturën dhe funskionalizimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në terirotin e Komunës së Lipjanit.
Me këtë rast Kryetari Ahmeti, ka njoftuar përfaqësuesit e KUR “Prishtina” lidhur me rrjetin aktual të infrastrukturës së ujësjellësit dhe kanalizimit në komunën e Lipjanit, me theks të veçantë problemet rreth ujësjellësit nëpër lokalitet e komunës sonë, njofton Komuna.
Ndërsa në fund të këtij takimi, të gjithë u zotuan që bashkërisht të ecin drejt përmirësimit të ofrimit të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit ndaj të gjithë qytetarëve, respektivisht konsumatorëve (amvisëri e biznese) në Komunën e Lipjanit.

SHIKO MË SHUMË

Punëtori rrëzohet në një objekt në Lipjan, përfundon në QKUK

Një aksident në vendin e punës ka ndodhur ditën e djeshme në Lipjan ku...

Flamur gjigant i UÇK-së vendoset në objektin e Komunës së Lipjanit

Një flamur gjigant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është vendosur në objektin e...

Buja: Vendi ka mbetur pa liderët që do të arrinin marrëveshje politike

Ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, ka thënë se procesi në Hagë po rezulton i...