Kryetari Ahmeti, ka pritur shefin e UNMIK-ut në Kososvë- përfaqësues special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Zahir Tannin

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti, priti sot në takim shefin e UNMIK-ut në Kosovë, njëherit edhe përfaqësues special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Zahir Tannin dhe bashkëpunëtorët e tij. Ata u njoftuan nga Kryetari Ahmeti lidhur me sipërfaqen e Komunës, numrin e banorëve, për Komunitetet jo shumicë që jetojnë në këtë Komunë si dhe për punët dhe zhvillimet aktuale në Komunën e Lipjanit.
Kryetari Imri Ahmeti i tha shefit të UNMIK-ut se në Lipjan mardhëniet mes popullsisë janë të mira duke e përfshirë edhe atë religjioze, kurse gjendja e sigurisë konsiderohet të jetë e qetë dhe stabile.
I pari i Komunës së Lipjanit delegacionit të UNMIK-ut të udhëhequr nga përfaqësuesi special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Zahir Tannin e ka njoftuar edhe për punën që është bërë dhe po bëhet në fushën e arsimit, shëndetësë, ekonomisë dhe sferat tjera të jetës e punës, njoftoi Komuna.
Nga ana e tij Zahir Tanin falënderoi Kryetarin Imri Ahmeti për pritjen, dhe tha se është i kënaqur me të arriturat në Komunën e Lipjanit, për të cilat sukese kishte dëgjuar edhe më herët. Shefi i UNMIK-ut në Kosovë, është shprehur se insëtitucioni që drejton ai në vazhdimësi është i gatshëm të ndihmojë dhe mbështesë komunat në realizimin e projekteve të ndryshme që kanë të bëjnë më përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike.
Shefi i UNMIK-ut në Kosovë Zahir Tannin gjatë vizitës në Lipjan ka dhuruar edhe një veturë dinacion Komunës së Lipjanit duke i dorëzuar çelsat Kryetarit Imri Ahmeti.
Ndëra Kryetari Ahmeti ka falenderuar musafirët për veturën, duke thënë që kjo është një ndihmë e mirë dhe e cila do të na shërbej në aktivitetet tona të përditshme.
Ndërsa në fund të këtij takimi Kryetari Imri Ahmeti ka shoqëruar Shefin e UNMIK-ut në Kosovë dhe bashkëpunëtorët e tij për ti vizituar objektet fetare në Komunën e Lipjanit.

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...