Kryetari Ahmeti ka pritur shefen e Zyrës së BE-së, Natalia Apostolova

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot ka pritur shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova.
Përfaqësuesja e Bashkimit Evropjan në Kosovë, Apostolova ka përgëzuar kryetarin Ahmeti për sukseset e arritura deri më tani dhe për bashkëpunimin e mirë me zyrën e BE-së. Ajo po ashtu ka premtuar se edhe në të ardhmën do të ketë mbështetje nga zyra e BE-së për realizimin e projekteve në Komunën e Lipjanit.
Kryetari Ahmeti ka falenderuar shefen Apostolova dhe BE-në për kontributin e tyre të vazhdueshëm në të gjitha proceset, në veçanti për mbështetjen financiare në realizimin e projekteve.
Po ashtu, gjatë ditës së sotme, kryetari Ahmeti dhe shefja e Zyrës së BE-së, Apostolova morën pjesë në Përurimin e Qendrës Edukuese – Korrektuese për të Mitur në Lipjan.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...