Kryetari Ahmeti, ka pritur Kryetarin e Bashkëisë së Vlorës së Shqipërisë Dr. Dritan Leli

PUBLIKUAR

Kryetari Ahmeti dhe kryetari Leli diskutuan për shumë çështje por fokus kishin zhvillimin e turizmit fushë kjo e cila sjell zhvillim më të mire ekonomik. “Unë sot gjendem në qytetin e Lipjanit për të ju takuar ju, gjatë qëndrimit tim në Kosovë u njoftova se jeni një nga simbolet e punës së mirë, në të mirën e komunitetit, në kuadër të vizitave që jemi duke bërë, jemi ardhur për të falënderuar të gjithë shqiptarët e Kosovës që zgjodhën këtë verë të pushojnë shqip”, ka thënë ndër të tjera kryetari i Bashkësisë së Vlorës së Shqipërisë Dr. Dritan Leli, duke shtuar se nga gjitha opinionet qe morra para se te vija këtu, duket se Komuna e Lipjanit ka një zot shtëpie qe ka bërë punë të mira ju uroj dhe ju përgëzoj, njofton Komuna.

Ndërsa Kryetari Imri Ahmeti ka falënderuar Kryetarin e Bashkësisë së Vlorës së Shqipërisë Dr. Dritan Leli, për vizitën e tij në Lipjan.

“ Në fakt nuk i duhet shume promovim as qytetit te bukur Vlorës as Shqipërisë për bregdetin e mire që ka sepse kosovaret në këtë rast lipjanasit veç e dinë praktikisht nga vizitat e tyre sepse janë adhuruesit e bregdetit shqiptar”, ka thënë Kryetari ndër të tjera Kryetari Imri Ahmeti.

Ai po ashtu ka njoftuar kryetarin e Bashkisë se Vlorës Dr. Dritan Leli, shkurtimisht për komunën e Lipjanit si pozitën gjeografike, zhvillimin ekonomik, resurset e turizmit, aeroportin ndërkombëtar por edhe specifikat tjera që ka Komuna e Lipjanit.

Image may contain: 2 people, indoor
Image may contain: 4 people, people sitting, living room, table and indoor
Image may contain: 4 people, people standing, suit and indoor

SHIKO MË SHUMË

Të shtëna me armë në Lipjan, përfundon në pranga i dyshuari për tentim-vrasje

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë vrasje...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...