Kryetari i Komunës Imri Ahmeti ka pritur sot në një takim Halil Kastrati Kryetar Shoqata Bëmirëse Jetimat e Ballkanit i cili u ka dalë në ndihmë shumë familjeve në nevojë si dhe në zgjedhjen e çështjes së banimit, duke i përfshirë këtu edhe familjet nga Komuna e Lipjanit.
Në në këtë rast Kryetari Imri Ahmeti ka falenderuar Kryetarin e Shoqatës Bëmirëse Jetimat e Ballkanit si dhe ka ndarë mirënjohje në shenjë respekti për kontributin e dhënë në përmirësimin e jetës dhe mirëqenies së qytetarëve.
Nga ana tjetër Halil Kastrati Kryetar nga Shoqata Bëmirëse Jetimat e Ballkanit ka falenderuar kryetarin Imri Ahmeti për bashkëpunimin e deri tanishëm duke bërë të ditur se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen me Komunën e Lipjanit.
Kryetari Ahmeti ka nderuar me mirënjohje Halil Kastrati Kryetar Shoqata Bëmirëse Jetimat e Ballkanit
PUBLIKUAR


