Kryetari Ahmeti ka mbajtur takimin e rregullt me drejtorët e Drejtorateve Komunale

PUBLIKUAR

Kryesuar nga Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti, sot është mbajtur takimi i parë për vitin 2018-të me Këshillin e Drejtorëve, ku u diskutuan shumë çështje që kanë të bëjnë me punët e përditshme në Drejotratet Komunale e që lidhen drejtë për së drejti me jetën dhe mirëqeninen e qytetarëve lipjanas.
Kryetari Ahmeti në këtë mbledhje ka kërkuar nga drejtorët përgatitjen e planeve të punës për vitin 2018, si dhe respektimin e objektivave që dalin nga planet e tyre të punës. Po ashtu, ka kërkuar nga drejtorët e drejtorateve angazhim maksimal, diciplinë dhe përkushtim në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të tyre të punës, në mënyrë që viti 2018 të jetë një vitë i suksesshëm për Komunën e Lipjanit.
Kreu lipjanas gjithashtu ka kërkuar nga drejtorët që të respektohen kërkesat e drejtuar nga qytetarët dhe atyre tu kthehen përgjigjet brenda afateve të caktuara kohore.
Ndërsa drejtorët e drejtorateve komunale kanë raportuar për punët me të cilat janë marrë gjatë javës së kaluar por edhe për obligimet që i presin gjatë muajit janar.

SHIKO MË SHUMË

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...