Kryetari Ahmeti ka mbajtur takimin e rregullt konsultativ me Këshillin e drejtorëve

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti gjatë ditës së sotme ka mbajtur takim konsultativ me drejtorët e Drejtorateve Komuale.
Në këtë rast, Kryetari Imri Ahmeti u informua lidhur me ecurinë e shpenzimit të buxhetit komunal si dhe me implementimin e projekteve ne teren.

Po ashtu gjatë kësaj mbledhje janë diskutuar edhe shumë çështje të tjera të interesit publik.
Gjithashtu, Kryetari Ahmeti ka kërkuar nga Këshilli i drejtorëve angazhim maksimal në implementimin e projekteve gjatë kësaj periudhe deri në çertifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 22 tetorit dhe emërimin e kabinetit të ri nga ana e Kryetarit Ahmeti.
Përgjatë kësaj mbledhje janë diskutuar edhe një varg çështjesh që kanë të bëjnë me angazhimet në punët e përditshme të Drejtorateve Komunale, me theks të veçantë u diskutua për përgaditjet në shënimin e festës së 28-të Nëntorit, datë kjo ku në sheshin e qytetit të Lipjanit do të vendoset edhe shtatorja e Komandatit Legjendar Adem Jashari.

SHIKO MË SHUMË

Tentim vrasje në Lipjan: Viktima dërgohet në QKUK, i dyshuari në mbajtje

Një person është sulmuar fizikisht pas një mosmarrëveshje me një tjetër. I dyshuari u...

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...

Ndërpritet seanca Kuvendit Komunal në Lipjan, skishte kuorum, reagon PDK

Seanca e Kuvendit Komunal në Lipjan, e cila ishte parapar të mbahej sot, është...