Kryetari Ahmeti e Komandanti Bytyqi apelojnë tek qytetarët që mos të dalin pa nevojë

PUBLIKUAR

Kryetari Komunës Lipjanit, Imri Ahmeti dhe Komandanti Stacionit Policor në Lipjan, Bashkim Bytyqi kanë apeluar tek qytetarët që mos të dalin jashtë pa nevoj.

Në apel thuhet se fakti i lehtësimit të masave nuk duhet të lejoj kthimin që ti ekspozohemi pandemisë, deri sa akoma nuk është e përfunduar beteja me COVID-19 duhet ti përmbahemi distancës sociale, mjeteve mbrojtëse frekuentimi i shesheve, parqeve, shtigjeve dhe vendeve të tjera publike akoma është i kufizuar dhe nuk duhen të frekuentohen, transmeton LipjaniNews.

Postimi i plotë i Kryetarit Imri Ahmeti:

Të dashur qytetarë,

Së bashku me Komandantin e Stacionit Policor në Lipjan, Bashkim Bytyqi, apelojmë tek qytetaret që të përmbahen nga daljet e panevojshme edhe pak ditë në betejën kundër COVID-19.

Duke u ballafaquar me daljet në orët e mbrëmjes ju thërrasim të përmbahemi edhe pak ditë në betejën COVID-19. Së bashku me organet e rendit sot diskutuam rreth situatës së krijuar në komunën tonë, aktualisht kemi dy raste në proces të shërimit andaj ju lutemi për kujdes.

Ne ju ftojmë ti përmbahemi udhëzimeve dhe rekomandimeve të IKSHPK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Fakti i lehtësimit të masave nuk duhet të lejoj kthimin që ti ekspozohemi pandemisë, deri sa akoma nuk është e përfunduar beteja me COVID-19 duhet ti përmbahemi distancës sociale, mjeteve mbrojtëse frekuentimi i shesheve, parqeve, shtigjeve dhe vendeve të tjera publike akoma është i kufizuar dhe nuk duhen të frekuentohen.

Ju lutemi përmbahuni edhe pak ditë nga daljet e panevojshme.

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...