Kryetari Ahmeti dhe Ministri Mustafa vizitojnë fërmerët lipjanas

PUBLIKUAR

Kryetari Imri Ahmeti ka pritur ministrin e Bujqësisë Besian Mustafa Kryetari i Komunës Imri Ahmeti sot ka pritur Ministrin e Bujqësisë Besian Mustafa me bashkëpunëtorë, ku temë diskutimi ishte kultivimi i kulturave të ndryshme bujqësore në Komunën e Lipjanit si dhe dëmet e shkaktuara nga breshëri sidomos në kohët e fundit.

Kryetari Ahmeti, njoftoi ministrin për punët që po bëhet nga komuna për t’i përkrahur kultivuesit bujqësor dhe në të njejtën kohë ka kërkuar nga ministri Mustafa që të shfrytëzoj çdo mundësi për përkrahjen e fermerëve të Komunës së Lipjanit, si potencial i fuqishëm prodhues në vend, njofton Komuna.

Nga ana tjetër Ministri i Bujqësisë Mustafa ka shprehur gatishmërinë për përkrahjen e fermerëve të komunës së Lipjanit duke stimuluar motivin e fermerëve për zhvillimin e pasionit të tyre dhe rritjen e prodhimtarisë në nivel vendi si parakusht për zhvillim.

Po ashtu ministri Mustafa ka theksuar përmes vizitave që po ju bëjmë komunave po shohim nga afër gjithë aktivitetin bujqësorë që po bëhet në terren, në këtë mënyrë dua të jem sa më afër fermerëve për t’i motivuar edhe më tej ata që të vazhdojnë punën për të rritur prodhimtarinë bujqësore dhe në kuadër të kësaj mbështetje do të ketë subvencione dhe grante, të cilat do të lehtësojnë dhe do të avancojnë këtë prodhimtari vendore.

Kryetari Imri Ahmeti së bashku me ministrin e Bujqësisë Besian Mustafa kanë vizituar disa fermer tw Komunws sw Lipjanit dhe parkun Nacional Blinaja.

Image may contain: one or more people, people sitting, table and indoor
Image may contain: one or more people, people standing, suit and outdoor
Image may contain: one or more people, people standing, beard, shoes and outdoor
Image may contain: one or more people, people standing, child, sky and outdoor
+6

SHIKO MË SHUMË

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Rrahje në Qendrën e Azilit në Magure, arrrestohet shtetasi algjerian

Një shtetas algjerian është arrestuar në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit, nën...

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...