Kryetari Ahmeti bënë homazhe për nder të Epopesë UÇK-së

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti me bashkëpunëtorë, sot për nder të 22 vjetorit të Epopesë së Lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka bërë homazhe dhe ka vendosur buqeta lulesh pranë shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari, në qytetin e Lipjanit për të përkujtuar sakrificën e familjeve për liri.

Kryetari Imri Ahmeti pohoi se fillimi i marsit do të mbetet i shënuara në historinë e Kombit shqiptarë, data të cilat ndër vite do reflektojnë qëndresën e Komandantit Adem Jashari dhe sakrificën e familjes së tij për liri dhe pavarësi.

Ideali i Adem Jasharit dhe gjithë dëshmorëve ishte një Kosovë e lirë dhe sovrane, ku fëmijët tanë do të rriten e jetojnë si gjithë fëmijët e botës.

Qëndresa e familjes Jashari do jetë referencë e përherëshme ndër breza për çmimin e lirisë.

Lavdi e përjetëshme për heroizmin dhe sakrificën e Familjes Jashari!
Lavdi e përjetëshme Komandant Adem Jashari!

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...