Kryetarët e veriut, vetëm dy javë afat për betim

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Kryetarët e sapozgjedhur të katër komunave veriore (Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut) kanë edhe dy javë afat që të betohen, në të kundërtën e humbin mandatin e fituar në zgjedhjet e 19 majit të këtij viti. Tri javë pas përfundimit të procesit zgjedhor në veri kryetarët e katër komunave veriore ende nuk kanë pranuar të betohen për ta respektuar juridiksionin e Republikës së Kosovës, shkruan sot Gazeta ‘Zëri”.

Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë, Adriana Hoxhiq, disa ditë më parë për “Zërin” ka thënë se katër kryetarët e komunave veriore kanë afat ta kryejnë këtë proces deri më 25 qershor të këtij viti

“Pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme që kanë ndodhur në veriun e Kosovës, KQZ-ja ka certifikuar rezultatet e këtyre zgjedhjeve më 27 maj dhe nga kjo datë kryetarët kanë 30 ditë afat për ta dhënë betimin. Shpresoj se ata do të japin betimin, sepse është shumë e nevojshme që ta përmbyllim këtë proces. Qytetarët kanë nevojë për shërbime komunale sa më efektive dhe Komuna nuk është e kompletuar pa kryetarët”, pati thënë ajo për “Zërin

SHIKO MË SHUMË

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...