Kryetarët e rinj “të infektuar” nga nepotizmi

PUBLIKUAR

punesimi-i-te-rinjve

Praktika e punësimeve nëpër komuna, nuk ka ndryshuar me ndërrimin e pushteteve. Kryetarët e rinj nëpër komuna, kishin ardhur në pushtet me zotimet se do të ndalin keqpërdorimet dhe punësimet mbi bazat e nepotizmit dhe klientelizimit, raporton KTV.

Kur janë bërë rreth një vit që disa prej tyre qeverisin tashmë në nivelin lokal, kjo dukuri jo që është shuar, mirëpo, vetëm sa është rritur.

Janë disa raste tashmë që janë raportuar e në të cilat janë gjetur shkelje në konkurset e ndryshme publike dhe punësimet e jashtëligjshme në komuna.

Bekim Salihu, nga Instituti GAP, ka thënë se një dukuri e tillë, vazhdon të jetë shqetësuese për qeverisjen lokale në vend.

Alban Haliti nga INPO, përmend disa raste në të cilat, si organizatë ka marrë pjesë në konkurset ku janë rekrutuar stafi i ri, dhe sipas tij, është vërejtur prania e militantizmit dhe familjarizimit.

Fitim Sadiku, sekretar në Ministrinë e Administratës Publike, ka thënë se nuk kanë të dhëna të tilla dhe se komunat sipas tij, janë të pavarura në realizimin e procedurave të rekrutimit

SHIKO MË SHUMË

Vedat Bajrami bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri më 12 shtator

Aktori i mirënjohur i humorit, Vedat Bajrami, i është bashkuar thirrjes për pjesëmarrje në...

Deputeti i VV-së fajëson komunat për rezultatet e testit “PISA”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, ka reaguar për rezultatet e dobëta të nxënësve...

Ramadani: Sot do të shohim nëse do të kemi një rast të ri për Gjykatën Kushtetuese

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani është deklaruar në lidhje me thirrjen e seancës për...