Kryetarët e Komunave Veriore takojnë komandatin e KFOR-it, Lista Serbe del me njoftim

PUBLIKUAR

Kryetarët e Komunave Veriore janë takuar sot me komandantin e KFOR-it, Franko Federicin.

Në njoftimin e Listës Serbe thuhet se kanë kërkuar nga gjenerali Federici që të mbeten neutral dhe të përkujdesen për siguri.

“Kryetarët e Komunave Veriore i kërkuan Federicit që të mbeten neutral. dhe të veprojnë në përputhje me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Është e nevojshme që për shkak të serisë së incidenteve të shkaktuara nga forcat speciale ROSU në ditët e mëparshme, prania e Kfor-it të forcohet në mënyrë që të parandalohet incidente të tilla.

U bëjmë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të përmbajtur e të mos bien pre e provokimeve. Komandanti i KFOR-it na ka thënë se KFOR nuk do të ndërhyrjë në çështje politike dhe nuk do të heq pengesat në rrugë” thuhet në reagimin e Listës Serbe./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Apeli vërteton vendimin me burg përjetë për Naim Murselin dhe Granit Plavën

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit...

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas dhe sulmoi me thikë axhën e saj, paraburgim për burrin nga Gjakova

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari, me...

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu, në zonat malore pritet edhe borë

Moti në Kosovë gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht i vranët dhe...