Kryetarët e komunave shqiptare takohen në Tiranë – para 28 Nëntorit

PUBLIKUAR

Në prag të 28 Nëntorit, kryetarët e komunave të Prishtinës, Tetovës, Preshevës e Ulqinit do të takohen në Tiranë.

Për këtë takim që pritet të bisedohet për tema, siç është thënë, konkrete, ka njoftuar Komuna e Prishtinës, pas takimit të sotëm që ishte në mes të kryetarit të Tiranës, Erion Veliaj dhe Shpend Ahmetit.

“Ahmeti dhe Veliaj diskutuan edhe për konkretizimin e unionit të bashkive/komunave kryesore shqiptare në rajon. Ata u akorduan që në fundjavën para Ditës së Pavarësisë, në datat 26 dhe 27 nëntor, të takohen në Tiranë me kryetarët e komunave si Tetova, Presheva e Ulqini, ku do të diskutojnë për tema konkrete që prekin direkt mënyrën e jetesës së qytetarëve nëpër këto komuna”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

SHIKO MË SHUMË

Avokati i Thaçit deklarohet shkurt për Klanin: Do flas pas verdiktit

Kryembrojtësi i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq ka dhënë një deklarim të shkurtër për gazetaren...

16 shtatori vendimtar: Katërshja e UÇK-së përball verdiktit historik

16 shtatori shënon ditën më të rëndësishme të procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Pamje nga Haga, avokati Prosper dhe Çollaku në disponim të mirë para vizitës te Hashim Thaçi

Avokati i presidentit Thaçi, Pierre Prosper, si dhe ish-shefi i stafit të tij, Bekim...