Kryesuesi i KGJK nis takimet me kryetarët e gjykatave

PUBLIKUAR

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Nehat Idrizi ka nisur takimet me krerët e të gjitha gjykatave të Kosovës për t’u konsultuar për plotësimin e vendeve të lira të punës.

Takimin e parë, kryesuesi i ri e zhvilloi me kryetarët e gjykatave duke pasur parasysh që këta janë bartësit kryesor që ballafaqohen me sfidat nëpër të cilat që kalojnë gjykatat.

“Ky takim është paraparë si takim këshillëdhënës, konsultativ si dhe fillim i koordinimit të bashkëpunimit të punës së gjykatave me Këshillin Gjyqësor”, theksoi Idrizi.

Një shqetësim i përbashkët i të gjithë kryetarëve ishte plotësimi i vendeve të paplotësuara nga ana e Këshillit Gjyqësor dhe dikush duhet dhënë llogari për këtë neglizhencë të vazhdueshme.

“Pasojë e gjithë kësaj është politika që e ka zhvilluar KGJK-ja deri më tani, është për keqardhje mos plotësimi i vendeve të gjyqtarëve, kemi pritur pesë deri gjashtë vite për plotësim të një vendi të punës. KGJK, duket të ketë një dinamik tjetër të punës, kjo logjikë duhet ndryshuar”, tha kryetari i Gjykatës Supreme,  Fejzullah Hasani.

Gjithashtu, gjatë takimit nga ana e kryetarëve për plotësimin e vendeve të lira të punës është shfaqur edhe kërkesa për hartimin i një strategjie të re për të plotësuar njërën nga kërkesat e standardeve nga ana e Bashkimit Evropian.

Edhe kërkesa për llogaridhënie ishte pjesë e bisedës së këtij takimi, hartimi i një strategjie të re për tejkalimin e ngarkesave me lëndë pikërisht në Gjykatën Themelore të Prishtinës si një Gjykatë e mbingarkuar.

“Idrizi, u premtoi krerëve të gjykatave se do të jetë në nivel të detyrës me qëllim të ecjes së hapave sa më pozitiv dhe kthimin të besimit të publikut, se ne duhet të jemi realist që nuk është në nivel kënaqësie transparenca edhe pse në gjykata punohet mjaft, ku ka edhe tejkalime të punës bazuar në statistika të Sekretariatit të KGJK-së. Nuk do të iu anashkalojë për asnjë gjë, do t’ju mbajë të informuar për çdo veprim nga ana e KGJK”, tha kryesuesi, bëhet e ditur në njoftim.

Edhe krerët e gjykatave kanë shprehur gatishmërinë e tyre për vazhdimin e bashkëpunimit të gjykatave në nivel të vendit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

U rikthye në Kuvend, flet Vjosa Osmani

Vjosa Osmani ka reaguar pas rikthimit si deputete në Kuvendin e Kosovës. “Po rikthehemi aty...

Zona 60/ BMW kapet me 178 km/h në Shtime, shoferi gjobitet me 500 euro

Policia e Kosovës ka ndëshkuar një shofer për tejkalim ekstrem të shpejtësisë në komunën...

Kurti: Albulena Haxhiu do vazhdojë të jetë u.d Presidente, si unë Kryeministër në detyrë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë si ai, edhe Albulena Haxhiu është ende...