Kryesia e Arbërisë i bie pishman, e kthejnë mbrapshtë dorëheqjen

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...
Me 14 qershor, kryesia e KF Arbërisë ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre.

Por sot, 10 ditë më vonë të njëjtët kanë njoftuar se do të vazhdojnë të udhëheqin me skuadrën që do të inkuadrohet në Superligë sezonin e ardhshëm.

Ky është njoftimi i klubit:

NJOFTIM

Në mbledhjen e mbajtur të Kryesisë së K.F.Arbëria më datë 24.06.2020 është marrë vendim që Kryesia e KF Arbëria së bashku me donatorë të vazhdojë punën pas mos pranimit të dorëheqjes nga Kryesia e fshatit dhe presionit të vazhdushëm të futbolldashësve të fshatit Dobrajë e Madhe, në veqanti nga grupi i tifozëve “Stuhia e Kuqe” dhe lojtaret e KF Arbëria.

Duke e vlerësuar lart mbështetjen e banoreve të Dobrajës së Madhe, duke e parë mirënjohjen e tyre për rezultatet e mira të arritura nga KF Arbëria, ku me këto arritje po krenohet fshati Dobrajë e Madhe dhe e gjithë Komuna e Lipjanit me arritjen e inkuadrimit në Ipko Superligen e Kosovës.

Duke e parë se KF Arbëria po humb në kohë dhe se e pret punë e madhe për t’u bërë, ne kemi parë të arsyeshme që të vazhdojm me punën, pasi që kemi arritur të gjitha synimet e planifikuara me dekada të tëra dhe kemi bërë të gjitha përgatitjet dhe planifikimet edhe për të zhvilluar garat në Superligë, ku ditëve në vijim do të fillojm me veprime konkrete.

Faleminderit për përkrahjen e madhe për të gjithë futbolldashësit e Dobrajës së Madhe, në veqanti për grupin e tifozëve “Stuhia e Kuqe”, e cila ka qenë për vite në përkrahje të klubit.

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...