Kryeprokurori Lumezi e zgjidh shpejt rastin e vet: Kapen hajnat që ia vodhën telefonin

PUBLIKUAR

Tre personat e arrestuar, të dielën, për vjedhje veturash në Prishtinë, dyshohet të jenë të njëjtit që kryen plaçkitjen në shtëpinë e kryeprokurorit kosovar, Aleksander Lumezi, javën që shkroi.

Për këtë ka bërë të ditur vetë Policia e Kosovës, në fund të komunikatës për media, pasi ka prezantuar mjetet e sekuestruara gjatë aksionit të arrestimit të tre të dyshuarve, shkruan Gazeta Express.

“Të gjitha këto gjësende të sekuestruara  janë dëshmi momentale për së paku pesë raste të vjedhjeve të veturave dhe një rasti të vjedhjes së rëndë ku cak ka qenë edhe shtëpia e Kryeprokurorit të Shtetit”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Të njëjtit bëjnë me dije se janë edhe në kërkim të një personi të katërt, i cili nuk është arritur të kapet në aksionin e së dielës.

Dy prej të arrestuarve N.G. (1990) dhe M.G. (1983), sipas policisë janë prishtinas, ndërsa i treti M.M. (1991) nga Malisheva.

Këtë të fundit, autoritetet kosovare e kanë kapur në Fushë Kosovë, derisa i njëjti gjatë aksionit ka tentuar ti sulmojë policinë me armë zjarri dhe fishek në tytë, raporton Gazeta Express.

“Me datë 27.11.2016 rreth orës 17:25 në Rr. “Dardania” në Fushë Kosov është arrestuar i dyshuari M.M. kurse i dyshuari tjetër gjatë ka arritë që të arratiset nga vendi i ngjarjes me ç’rast i njëjti ka sulmuar zyrtarët policor duke ua drejtuar edhe armën. Policia megjithatë ka arritë qe t’ia marr armën. Nga vendi i ngjarjes është konfiskuar pistoleta me numër serik të dëmtuar së bashku me karikator dhe pesë fishekë të kalibrit 9mm, njëri fishek ka qenë në tytë, që ka paraqitur edhe rrezik potencial për jetën e zyrtarëve policor”, ka njoftuar Policia, të hënën.

Ndryshe, shtëpia e Kryeprokurorit të Shtetit Aleksander Lumezi ishte plaçkitur javën që shkoi, derisa ai dhe familja e tij po flinin, ndërsa jashtë ruheshin nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Kryeprokurori Lumezi kishte bërë të ditur se atij i ishte vjedhur vetëm telefoni mobil që ndodhej në dhomën e ndenjes në katin e parë të shtëpisë.

Nga ana tjetër, sipas Policisë, të dyshuarit kanë qenë grup i mirë organizuar, dhe “kanë kryer aktivitete kriminale duke filluar nga vjedhja e veturave të cilat i kanë shfrytëzuar për të kryer vjedhje të tjera, vjedhje të targave të veturave dhe duke ua vendosur ato veturave të vjedhura, për të kryer kështu në vazhdimësi veprat e vjedhjeve të shtëpive dhe veturave tjera”.

“Personat e dyshuar veprimet e tyre gjatë vjedhjeve i kanë kryer duke qenë të maskuar, kanë pas me vete dorëza dhe gjithashtu duke qenë edhe të armatosur”, thotë Policia.

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e substancës së dyshuar narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është parandaluar futja e një substance të...

Nis startimi i njësisë A4, KEK-u paralajmëron banorët për tymin nga termocentrali

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka nisur në orët e para të mëngjesit procesin...

Bashkëjetesa me një të mitur i kushton burrit në Ferizaj, përfundon në Polici

Një person është shoqëruar në Policinë e Ferizajt, nën dyshimin se ka bashkëjetuar me...