Kryeministri pranon se dështoi në Bruksel për largimin e demarkacionit si kusht për vizat

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë gjatë qëndrimit që ka pasur këto ditë në Bruksel se zyrtarët më të lartë atje i kanë thënë se demarkacioni është kushti që duhet përmbushur që të bëhet liberalizimi i vizave.

Mustafa i pyetur në lidhje me paralajmërimin që kishte bërë para se të shkojë në Bruksel se do kërkojë liberalizim vizash me kusht që demarkacioni të kryhet në një periudhë prej dy vjetësh tha se kjo kërkesë parashtrohet sa herë takohet me zyrtarë të lartë të BE-së por se ajo është procedurale, njofton Klan Kosova.

Mustafa dje pasdite është kthyer në Brukseli, pas një vizite që ka pasur atje.

Kurse këto deklarata ai i ka bërë gjatë përurimit të një rruge në komunën e Dragashit.

Rruga e gjatë një kilometër e 400 metra lidh Kosovën me Shqipërinë, konkretisht fshatin Glloboqicë me fshatin Borje.

Në këtë përurim kanë marrë pjesë edhe ministrat Avdullah Hoti dhe Lutfi Zharku.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës rikujton: Nga 15 nëntori deri më 15 mars, pajisjet dimërore janë të obligueshme

Policia e Kosovës u ka rikujtuar shoferëve se nga 15 nëntori deri më 15...

Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, por e ka shlyer me paraburgim

Fadil Fazliu është dënuar me 12 muaj burgim në rastin kundër administrimit të drejtësisë. Meqenëse...

Hashim Thaçi dënohet me 17 muaj për pengim të drejtësisë

Ish-presidenti Hashim Thaçi është dënuar me 17 muaj burgim  për vepra që lidhen me...