Kryeministri Mustafa shpreh ngushëllime për viktimat e sulmit terrorist në Stamboll

PUBLIKUAR

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka shprehur ngushëllime dhe pikëllimin e thellë pas sulmit terrorist me pasoja në njerëz, që ndodhi sot në Stamboll.

Kryeministri Isa Mustafa, duke shprehur dhimbjen e qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës për viktimat njerëzore të këtij akti të rëndë terrorist, shprehu solidaritetin me familjet e viktimave, në këto momente të vështira.

Sulmet e njëpasnjëshme vdekjeprurëse që po godasin Turqinë dhe vende të tjera në botë, sipas kryeministrit Mustafa, dëshmojnë domosdoshmërinë e bashkimit të botës demokratike kundër të keqes, duke theksuar përkushtimin e Republikës së Kosovës në luftën e përbashkët globale kundër terrorizmit, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Votohet në parim Byroja për Konfiskimin e Pasurisë

Kuvendi i Kosovës ka kaluar shqyrtimin në parim të projektligjit për Byronë Shtetërore për...

Deputetët e PDK-së lëshojnë seancën plenare

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e kanë lëshuar seancën plenare të Kuvendit...

Kurti ende në seancë, takimi me Hamzën s’ka nisur

Edhe pse u raportua se takimi mes kryetarit të VV-së, Albin Kurtit, dhe atij...