Kryeministri Kurti takon bashkë-drejtuesin e Partisë së Gjelbër gjermane, deputetin Omid Nouripour

PUBLIKUAR

Bashkë me zëvendëskryeministren Donika Gërvalla, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u takua, për herën e parë, me bashkë-drejtuesin e Partisë së Gjelbër gjermane, deputetin Omid Nouripour. 

Kryeministri Kurti e uroi Nouripour për suksesin e Partisë së Gjelbër në zgjedhjet e fundit parlamentare në Gjermani, detyrën e tij të re edhe për përfshirjen e tyre në qeverinë e re. Ai u dëshiroi suksese në përmbushjen e prioriteteve të qeverisë dhe rikonfirmoi gatishmërinë e plotë për të punuar ngushtë si dy qeveri progresiste.

Gjatë takimit, Nouripour u njoftua me progresin e bërë gjatë vitit të parë të qeverisjes, për rritjen ekonomike, reformat progresiste, luftën kundër krimit dhe korrupsionit si dhe për qasjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës ndaj agjendës së Gjelbër.

Kryeministri Kurti tha synim i qeverisë që ai drejton është që ringjalljen ekonomike ta trajtojë si mundësi për t’u fokusuar drejt ekonomisë së gjelbër dhe miqësore ndaj mjedisit. Gjatë takimit u diskutua edhe për format e bashkëpunimit pikërisht në fushën e mjedisit dhe energjisë. Kujtojmë se objektivat e Strategjisë së re Kombëtare për Energji, e cila është duke u hartuar, do të jenë drejt energjisë së pastër dhe dekarbonizimit.

Më tej, kryeministri Kurti tha se mirëpret vëmendjen e shtuar të Gjermanisë në Ballkanin Perëndimor.

Në anën tjetër, z. Nouripour e falënderoi për urimet, shprehu vullnetin për bashkëpunim të hapur në fushat me interes të përbashkët dhe ofroi ndihmën e tij për Kosovën.

Në këtë takim, kryeministri Kurti u shoqërua nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...