Kryeministri Kurti ngushëllon për vdekjen e regjisores Burbuqe Berisha

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka shprehur ngushëllime familjes Berisha, komunitetit artistik dhe miqve të regjisores dhe ish-drejtoreshës së Teatrit Kombëtar, Burbuqe Berisha, e cila u nda sot nga jeta, në moshën 51 vjeçare.

“Me keqardhje e pikëllim e mora lajmin për ikjen në amshim të regjisores së shquar Burbuqe Berisha. Zonja Berisha ishte ndër regjisoret e para kosovare, e cila me punën e saj të pakursyer e pasuroi dhe e ngriti nivelin e artit dramatik dhe filmik të Kosovës.

Vdekja e saj e hershme është humbje e madhe për familjen, për teatrin dhe kinematografinë tonë.

Në këtë ditë të vështirë për familjen, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e zonjës Burbuqe. Ngushëllime edhe miqve, studentëve dhe kolegëve të saj artistë.

Kujtimi për Burbuqe Berishën do të mbetet i paharruar sikurse edhe trashëgimia e saj e çmuar artistike”, tha kryeministri Kurti.​ /Express/

SHIKO MË SHUMË

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...