Kryeministri Isa Mustafa Viziton Lipjanin, ja qfar premton

PUBLIKUAR

Kryeministri Mustafa, i shoqëruar në këtë vizitë me ministrat, Avduallah Hoti, Lutfi Zharku, Ferid Agani dhe shefen e stafit, Vlora Dumoshi, së bashku me kryetarin e Komunës së Lipjanit, ImriAhmeti, vizituan shkollën e fillore “ Ismail Luma” në Lipjan.

Po ashtu gjatë ditës së sotme kryetari Ahmeti, së bashku me kryeministrin Mustafa, dhe Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairí O’Connell, kanë përcjellur punimet e kompanisë “ Fox Marble”, fabrikë e mermerit, e cila është duke u ndërtuar në territorin e komunës së Lipjanit.

Kryeministri Isa Mustafa, pas takimit me kryetarin e komunës, ImriAhmeti, shprehu kënaqësinë e tij për këtë vizitë që i bën në këtë cilësi komunës së Lipjanit.

“ Jam i vetëdijshëm se nevojat në një komunë siç është Lipjani, janë shumë të mëdha, e që shtrihen nga problemet e punësimit, çështjet sociale e ekonomike, problemet e infrastrukturës, dhe asaj shkollore, po ashtu çështja e pastrimit të ujërave të zeza”, theksoi kryeministri Mustafa, duke premtuar se shtrati i lumit Sitnica, do të trajtohet me kujdes së bashku me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, pastaj çështja e aktivizimit të dy zonave ekonomike, për t’u riaktivizuar, të cilat do të shërbejnë për nevojat e qytetarëve.

Ndërsa kryetari i komunës së Lipjanit, ImriAhmeti, falënderoi kryeministrin Mustafa për vizitën që i ka bërë komunës së Lipjanit.
“ Sot pata nderin që ta kem mysafir kryeministrin Isa Mustafa, me të cilin biseduam për projektet që ka komuna e Lipjanit. Prej kryeministrit Mustafa morëm mbështetje për gjitha ato projekte të cilat janë në funksion dhe mirëqenie të qytetarëve, dhe zhvillimit ekonomik në komunën tonë”, është shprehur kryetari Ahmeti.

Ndërkaq, në vizitë të punimeve në “ Fox Marble ”, kryetari Ahmeti, falënderoi kontributin e kompanisë që vjen nga Mbretëria e Bashkuar , veçanërisht, Ambasadorin Ruairí O’Connell, për këtë fabrikë mjaft të rëndësishme për komunën e Lipjanit, ku pritet të hapët së shpejti dhe të punësoi qytetarë nga komuna e Lipjanit.

SHIKO MË SHUMË

Abdixhiku, Muhaxherit dhe Ahmetit: Pres dorëheqjet tuaja, i pranoj menjëherë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj kërkesave...

LDK në Lipjan kërkon dorëheqjen e Abdixhikut

Kryesia e Degës së LDK-së në Lipjan, pas mbledhjes së mbajtur së bashku me...

Vdes i riju Hafir Maka, ngushëllohet familja

Ka vdekur Hafir Lulzim Maka, pas një aksidenti në trafik. Me këtë rast KBI-Lipjan ka...