Kryeministri i Spanjës – Kurtit: Të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim në Brdo të Sllovenisë edhe me homologun e tij spanjoll Pedro Sanchez.

Sanchez e ka inkurajuar Kurtin, siç raporton Agenzia Nova, që të gjendet rruga për arritjen e marrëveshjes me Serbinë.

Ai ka bërë thirrja që të gjendet zgjidhja në përputhje me ligjet ndërkombëtare e me të cilën do të jenë të kënaqura të dyja palët.

Tutje Sanchez ka theksuar se nuk e kanë bojkotuar Samitin BE-Ballkani Perëndimor edhe pse aty ka qenë pjesëmarrëse Kosova

“Duhet të marrim pjesë në debat dhe ta themi opinion tonë. Pse të abstenonim derisa aty merrnin pjesë 26 vende?”, raportohet të ketë thënë ai.

SHIKO MË SHUMË

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...