Kryeministri i shqetësuar nga informacionet për çmimet e rritura të bukës

PUBLIKUAR

Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka thënë se qeveria që ai drejton, ka pranuar me shumë shqetësim raportimet për ngritje të çmimeve të bukës.

Sikurse me atë të naftës, Kurti u shpreh sot se pritet të diskutojnë për masat tjera në këtë rast, për të mos lejuar dëmtimin dhe shfrytëzimin e konsumatorëve qytetarë të Kosovës, njofton klankosova.tv.

”Ne i kemi marrë me shumë shqetësim këto informacione për çmime të rritura të bukës, që është ushqimi më elementar për qytetarët e Republikës së Kosovës”.

”Kemi përcaktuar ‘tavanin’ e çmimit për naftën, e duhet të shohim se çfarë duhet të bëjmë në mënyrë që të mos shfrytëzohen e të dëmtohen konsumatorët tanë”.

”Duhet të shohim vlerësimin e mintit, e të marrim masa si qeveri që ta mbrojmë konsumatorin qytetar nga ata që mund ta keqpërdorin situatën e të abuzojnë në këtë kohë krize”.

SHIKO MË SHUMË

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...

Hoti: Çmimet e konsumit familjar janë dyfishuar, kush mban përgjegjësi?

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar qasjen e qeverisë ndaj politikave ekonomike, duke...